# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Micci

Micci është një rap artist nga Shqipëria. I lindur në Leskovik në vendin e sazeve ku ka mbaruar dhe gjimnazin i cili mban emrin e një prej atdhetarëve dhe mendimtarëve të shquar, “Jani Vreto”. Micci ka mbaruar studimet në degën financë në Universitetin Europian të Tiranës. Ai filloi të merej me muzikë vite më parë dhe thotë se muzika e gjeti Micci-n dhe jo ai muzikën. Premton shumë dhe gjithmonë synon që të sjellë këngë të veçanta. Kënga e tij e parë vjen në bashkëpunim me një nga Dj me të mirë të trevave shqiptare, Dj Sardi me titullin ‘VIZZ’.

Pas suksesit që pati kenga “VIZZ”, Micci sjell një tjetër kengë unike, e posatçme per clube që i referohet jetesës së të rinjve shqiptarë dhe në veçanti gruas, e cila mban titullin “LEOPARD”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në 2 qershor 2023 Micci lançon këngën e tij të tretë e cila mban titullin e emrit të një prej ikonave të muzikës botërore, “DUA LIPA”. Micci tregon se ka shumë këngë të përfunduara që pritet t’i publikojë së shpejti dhe alarmon se janë bomba.

NEWS

Dy vite më vonë, Micci rikthehet në “The Top List”!

Vonoi, por nuk harroi… Micci rikthehet pas dy vitesh në klasifikimin e “The Top List”.  “Dajo” është kënga e tij e fundit, që është një prej hyrjeve më të reja të javës. U deshën dy vite, që Micci të sillte këtë projekt dhe ta zëvendësonte të gjithë mungesën e tij....

Micci zbulon si erdhi kënga e tij "Dua Lipa" dhe ka një premtim për të gjithë fansat...

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtari Micci. Ai ka publikuar këngën e tij “Dua Lipa” për të cilën na foli më shumë, por dhe mbi planet e tij të ardhshme në karrierë… Si erdhi kjo këngë? Kjo këngë nuk erdhi e planifikuar, mua më pëlqejnë...

Kush është Micci, artisti më i ri i listës?!

Micci është hyrja më e re mes artistëve të Top Awards. Ai ka publikuar këngën e tij të fundit me titull ”Dua Lipa”, që e solli atë për herë të parë në ”The Top List”. Micci është një rap artist nga Shqipëria. I lindur në Leskovik në vendin e sazeve...