# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

LYNX

Grupi Lynx është një grup rock i formuar më 22 dhjetor 2007, nga Aureli, kitaristi i grupit. Gjatë viteve ka pësuar disa ndryshime. Grupi përbëhet nga Mario Mancelli (vokal), Aurel Gjini (kitare), Aleksandros Braho (bass) dhe Eno Gjoni (bateri). Grupi ka publikuar albumin “Sa pak mjafton”, i shoqëruar nga singlet “Sot”, “Nëse ke besim”, “Vonë”, “Gjithmonë”, “S’dua të mbarojë”, “S’dua të mbarojë 2”, “Dëshmitar” dhe “Nuk kthehem pas”. Muzika e Lynx karakterizohet nga energji rock, riffe të fuqishme dhe tekste me mesazhe të drejtpërdrejta. Tekstet më së shumti bazohen në ngjarje aktuale dhe përjetime personale.

NEWS

Ja artistët që vijnë për herë të parë në “The Top List” këtë javë…

Kjo javë sjell me vete disa artistë të rinj në Top Awards. Me projektet e tyre bëhen për herë të parë pjesë e “The Top List”. Ja kush janë ata… Elena Fezga ka lindur dhe është rritur në Verona. Ajo ka nisur të studiojë muzikë që në moshën 6-vjeçare, rastësisht,...

Lynx vjen me një mesazh të qartë, kënga e re një himn për të mos e kthyer kokën pas…

Grupi Lynx vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, jo thjesht me një këngë, por dhe me një mesazh. “Nuk kthehem pas” është titulli i projektit që i sjell ata në Top Awards për herë të parë. Me “Nuk kthehem pas”, grupi Lynx sjell një reflektim të fuqishëm...

Yjet e rock-ut ‘zbritën’ në skenën e T’Rocks Festival në një mbrëmje epike!

Muzika rock është shumë më tepër sesa thjesht tinguj; është një forcë e fuqishme që përcjell energji, pasion dhe qëndrim të palëkundur. Për dekada, rock-u ka shoqëruar lëvizjet anti-raciste, rënien e Murit të Berlinit dhe zhvillimet demokratike në mbarë botën. Miliona të rinj identifikohen me këtë mënyrë jetese, nga mënyra...