Grupi Lynx është një grup rock i formuar më 22 dhjetor 2007, nga Aureli, kitaristi i grupit. Gjatë viteve ka pësuar disa ndryshime. Grupi përbëhet nga Mario Mancelli (vokal), Aurel Gjini (kitare), Aleksandros Braho (bass) dhe Eno Gjoni (bateri). Grupi ka publikuar albumin “Sa pak mjafton”, i shoqëruar nga singlet “Sot”, “Nëse ke besim”, “Vonë”, “Gjithmonë”, “S’dua të mbarojë”, “S’dua të mbarojë 2”, “Dëshmitar” dhe “Nuk kthehem pas”. Muzika e Lynx karakterizohet nga energji rock, riffe të fuqishme dhe tekste me mesazhe të drejtpërdrejta. Tekstet më së shumti bazohen në ngjarje aktuale dhe përjetime personale.
LYNX
NEWS
Yjet e rock-ut ‘zbritën’ në skenën e T’Rocks Festival në një mbrëmje epike!
Muzika rock është shumë më tepër sesa thjesht tinguj; është një forcë e fuqishme që përcjell energji, pasion dhe qëndrim të palëkundur. Për dekada, rock-u ka shoqëruar lëvizjet anti-raciste, rënien e Murit të Berlinit dhe zhvillimet demokratike në mbarë botën. Miliona të rinj identifikohen me këtë mënyrë jetese, nga mënyra...