# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Lufo

Karriera muzikore e Arbër Lufo filloi që në moshën 5-vjeçare, kur babai e regjistroi në kursin e pianos. Ky ishte hapi i parë drejt një udhëtimi të gjatë e të pasur me muzikë. Në moshën 12-vjeçare, pasionin e tij e pasuroi më tej duke filluar të mësonte kitarën dhe më vonë, u diplomua si kitarist klasik. Ky sukses i dha atij shtytjen për të thelluar njohuritë e tij dhe për t’u specializuar në Music Production dhe Sound Engineering, ku arriti rezultate të shkëlqyera. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës së tij ka qenë i rrethuar nga muzika klasike, gjithmonë ka qenë i intriguar nga muzika perëndimore. Ky interes e ka ndihmuar Arbrin që të krijojë një stil unik që ndërthur harmoninë dhe strukturën klasike me energjinë dhe lirinë e formave bashkëkohore të muzikës. Si producent, pika e tij më e fortë është versatiliteti. Lufo ka aftësinë të krijojë këngë në zhanre të ndryshme, duke eksploruar një gamë të gjerë stilesh muzikore. Aktualisht, ai po konsideron rrugëtimin e tij si DJ, me fokus në Afrohouse dhe Deep House, një përzierje që përfaqëson tingullin e tij të tanishëm. Përveç kësaj, Lufo është aktiv në projekte komerciale, duke bashkëpunuar me artistë shqiptarë dhe të huaj, duke sjellë eksperiencën e tij në prodhimin e këngëve që përputhen me nevojat dhe vizionet e tyre. Çdo moment, Arbri thotë se është në kërkim të tingujve më të freskët dhe të rinj në industri, duke eksploruar dhe përshtatur elementë të ndryshëm për të mbajtur muzikën e tij gjithmonë të freskët dhe inovative.

NEWS

Zbuloni artistët që debutojnë këtë javë në “The Top List”!

Kjo javë në “The Top List” ka sjellë me vete 3 artistë të rinj që debutojnë në Top Awards. Me një talent të madh dhe secili shumë i ndryshëm nga tjetri, le të njihemi më shumë me ta… Bletapertace është ndër artistët më të rinj të skenës muzikore shqiptare por...

Ada Satka remiksohet kaq bukur nga Lufo!

Kur vjen puna tek këngët e remiksuara, gjithmonë ekziston rreziku se mos ndoshta nuk do ta arrijnë dot suksesin e origjinales. Por sigurisht, ka dhe nga ato projekte që të surprizojnë. Pikërisht një nga këto këngë të remiksuara i bashkohet listës së javës në “The Top List”. E mbase po...