# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Leonardo Gashi

Leonardo Gashi ka lindur më 17 shkurt 1998 në Gjermani. Ai është një emër jo i panjohur për publikun, por që i është bashkuar së fundmi Top Awards me projektin e tij ”Inat”. Leonardo e nisi karrierën e tij muzikore në vitin 2018 kur publikoi projektin ”Mi amor”. Viti që pasoi, 2019, ishte goxha i suksesshëm për të, ku publikoi një sërë hitesh që i dhanë një shtysë akoma edhe më të madhe. Këtu mund të përmendim ”Të kërkoj akoma”, ”Habibi”, “Hayatim” dhe ”Pronto”. Por ishte projekti i tij ”Inat”, ai që bëri që Leonardo të njihej më gjerësisht duke hyrë kështu mes artistëve të Top Awards.

NEWS

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Njihuni më shumë me Leonardo Gashi!

Një hyrje e re i bashkohet “The Top List” për këtë javë. Leonardo Gashi ka sjellë këngën e tij më të re që mban titullin “Inat”. Artisti e ka sjellë atë si miksim i dy gjuhëve, atë shqipe dhe gjermane, ku duket se ndjekësit nga këto dy shtete e kanë...