# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

KRAS

Shkumbin Krasniqi, i njohur me emrin e tij artistik KRAS, është një këngëtar i ri në tregun muzikor, por jo i ri në muzikë. Filloi që fëmijë të hidhte hapa drejt pasionit të tij për këndimin duke u bërë pjesë e programeve shkollore dhe të qytetit ku KRAS ka lindur dhe është rritur, në Mitrovicë. Pastaj për t’u perfeksionuar më shumë në muzikë, KRAS filloi edhe mësimet e tij muzikore në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në instrumentin e violinës. Por KRAS si një shpirt luftarak dhe shumë punëtor dhe kërkues, ai vazhdoi të provonte gjëra të reja, duke promovuar talentet e tij të tjeta përveç këndimit. Vallëzimi ishte një pasion dhe talent tjetër i këngëtarit, ku ai provoi veten e tij në këtë fushë të artit, duke u bërë kështu pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të qytetit të Mitrovicës.

Por jo e gjithë kjo e plotësonte shpirtin e KRAS. Ai po ashtu ka dëshmuar edhe përmes intervistave se oratoria e tij dhe mënyra ose paraqitja e tij skenike e cila është për t’u duartrokitur, vijnë si pasojë e përvojës së tij televizive në njërin prej televizionsve të Kosovës për 7 vite resht si moderator i një emisioni. KRAS duke mos e lënë asnjëherë dashurinë e tij ndaj muzikës e cila për të është primare dhe jetësore, filloi që talentin e tij këndimin, ta shfaqte edhe jashtë qytetit të tij. Kështu ai krijoi video të njohura, ndryshe si covera e duke i publikuar pastaj në rrjetet sociale si në Instagram e të tjera. Afërsisht 6 vite të tjera KRAS punoi në këtë drejtim deri para 2 viteve ku edhe debutoi me këngë të tijën origjinale në festivalin e Këngës Magjike në edicionin e vitit 2021 me këngën “Bekuar”, këngë e punuar nga kantautoret e njohur Flori Mumajesi dhe Bruno. Me projektin “Bekuar”, KRAS arriti të rrembejë zemrat e publikut si dhe ia doli të arrijë deri në finale. Pas suksesit të arritur me këngën “Bekuar”, ai bëri një pauzë për t’u rikthyer përsëri me këngën e dytë. ”Rrëfime” riktheu KRAS në muzikë, një këngë kjo e punuar nga producenti Gëzim Lazri dhe teksti i shkruar po nga ai, ndërsa për videoklipin është kujdesur Imagine Films.

NEWS

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Njihuni me artistin më të ri të ”The Top List”, KRAS!

Një emër i ri i shtohet listës së këngëve më të mira shqiptare për këtë javë. Është pikërisht KRAS. Ai ka publikuar këngën e tij më të fundit që mban titullin “Rrëfime”, një këngë e ndjerë që të jep përshtypjen se është mjaft personale për vetë artistin. Shkumbin Krasniqi, i...