# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Klajvert Shkrepi

Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka ndaluar Klajvert Shkrepin të ketë një karrierë të suksesshme në tregun muzikor. Projekti i tij i parë vjen në vitin 2017, i cili mbante titullin ”Hush”. Në po të njëjtin vit ai sjell ”Edhe pak”. Të dyja këto projekte u prodhuan nga Unix. Në vitin 2018, Klajvert publikon videoklipin ”Me zemër”, sërish nga Unix. Në po atë vit ai vjen me bashkëpunimin e tij të parë, pikërisht me Don Phenom, ”Marak”, këtë herë nën labelin e Panda Music. Bashkëpunimi i tij me Lorenc Hasraman, ”Luj Luj”, në vitin 2023, e solli Klajvert në listën e Top Awards.

NEWS

Nga bashkëpunimi me Irkenc Hykën dhe Lorenc Hasramën, ja çfarë zbulon Klajvert mbi karrierën e tij!

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë Klajvert Shkrepi, një artist i ri në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse i ri, kjo nuk e ka ndaluar atë të ketë një karrierë të suksesshme në industri. Jeta e tij është e ndarë midis Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës. Bashkëpunimi i tij me...

Klajvert kthehet në “The Top List”, këtë herë solo!

Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka ndaluar Klajvert Shkrepin të ketë një karrierë të suksesshme në tregun muzikor. Me disa këngë që arritën ta bënin të dashur tek publiku, ajo që i dha më shumë shtysë artistit, ishte bashkëpunimi me Lorenc Hasramën. Vetëm pak muaj më...

Kush është Klajvert, bashkëpunëtori i Lorenc Hasramës në ‘new entry’-n e kësaj jave? 

Një bashkëpunim i ri vjen si hyrje e re këtë javë në ”The Top List” midis Lorenc Hasramës dhe Klajvert. Kënga e tyre u publikua më 30 qershor dhe mori menjëherë komente pozitive dhe mbështetje nga të gjithë dëgjuesit. Lorenci ka realizuar tekstin, ndërsa muzika nga Irkenc Hyka. Edhe pse...