Klajdi Musabelliu lindi në 10 Prill 1983 në Gjirokastër dhe që nga një moshë e vogël u shfaq me një pasion të theksuar për muzikën. Talentin e tij ai e shfaqi fillimisht në disa konkurse lokale dhe më vonë mori pjesë në shfaqje televizive. Programi “Ethet e së Premtes Mbrëma”, edicioni i parë, ishte ai që i dha mundësinë të dalë në pah dhe të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar. Në këtë program, Klajdi u dallua për zërin e tij të veçantë dhe aftësinë për të interpretuar një gamë të gjerë këngësh, duke tërhequr simpatinë e publikut dhe të jurisë. Pas përfundimit të programit, ai vazhdoi të bëjë karrierë në muzikën shqiptare, duke nxjerrë këngë që u pëlqyen shumë dhe që i dhanë atij një vend të rëndësishëm në industrinë muzikore. Klajdi ka qenë fitues i Festivalit të Pranverës (Këngët e Stinës 2003) me këngën “Puthja e Parë”. Po ashtu pjesëmarrës në mjaft festivale në Shqipëri e Kosovë, si Këngët e Shekullit, Festivali i RTSH-së, Kënga Magjike 2003, etj. Klajdi ka ushtruar profesionin e gazetarit pranë ATSH për rreth 3 vjet e gjysmë. Paralelisht në më shumë se 15 vite, ka ushtruar dhe realizuar një tjeter pasion, atë të aktorit dublant në mjaft filma vizatimorë, përralla, kolona zanore hit për fëmijë si “Ben 10”, “Aladini”, “Ç’po shpik Andi” etj. Në dhjetor të 2024, Klajdi nisi një rrugëtim të ri dhe sfidues, në “Big Brother VIP 4”, ku qëndroi më shumë se një muaj. Pas kësaj eksperience, ai bën rikthimin në muzikë me këngën “E bukur”, me të cilën debuton edhe në “The Top List”.
Klajdi Musabelliu
NEWS

Klajdi Musabelliu, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, ka rikthyer pasionin e tij për muzikën me këngën e tij më të fundit, “Kryevepër”. Ky projekt i ri vjen pas një periudhe të shkëputur nga skena muzikore dhe pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e katërt të “Big Brother...

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i BBV4 dhe artisti i njohur, Klajdi Musabelliu. Në këtë intervistë ai ka rrëfyer më shumë detaje në lidhje me projektin e tij më të ri që është publikuar së fundmi dhe ka treguar më shumë rreth krijimtarisë...

Një rrokadë në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë… Kreu i javës shkon për Gjestin me “Princesh”. Kjo këngë është prej 18 javësh pjesë e listës dhe këtë herë është rritur...

Pas rreth 4 muajsh, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi. Me shumë dinamika, emocione dhe përballje të forta, ky edicion rrëmbeu zemrat dhe ekranet e të gjithë shqiptarëve. Finalja e “Big Brother Vip” rezervon gjithmonë surpriza për banorët që kanë mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi. Në...

Edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend. Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania...

“Big Brother VIP” pasqyrohet mjaft mirë dhe në klasifikimin e javës të “The Top List”. Thënë ndryshe, Top 5 mbizotërohet nga disa prej banorëve e artistëve të BBV. Kreu mbahet sërish nga Rozana Radi dhe Egli Tako me korin nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. “Vajzat” është...

Pesë hyrje të reja, por pak ndryshime në klasifikimin e javës. Edhe këtë herë kreu mbetet i njëjtë, me Rozanën dhe Eglin në vend të parë me “Vajzat”. Po ashtu me asnjë ndryshim nga java e kaluar është dhe vendi i dytë dhe i tretë. Përkatësisht me Kellyn dhe Eglin...

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 4” ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “E bukur”, titullohet kënga që e ka rikthyer atë sërish në muzikë. Klajdi ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me Skype për “Wake Up”, ku...

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 4” ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “E bukur”, titullohet kënga që e ka rikthyer atë sërish në muzikë. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Irkenc Hyka, Anxhela Peristeri dhe Petro Xhori. “E bukur”,...

I ftuar pak ditë më parë në “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu. Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja disa javë më parë duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai...