Kelly, i njohur për zërin e tij të veçantë, këngëtar, kantautor, autor tekstesh dhe producent është prezantuar para publikut që nga viti 2006. Këngëtari që i ka kënduar gjithmonë dashurisë, i njohur për baladat e ndjera, ka rreth dy dekada që këndon në skenën shqiptare. Ai ka marrë pjesë në disa festivale, gjithashtu është vlerësuar me çmime të ndryshme ku mund të përmendim “Best POP and Rock” me këngën “Nuk Di” në “Top Fest 5”. Gjithashtu shumë produksione të tij janë vlerësuar me çmime në kompeticione të ndryshme. Pas nje pauze në “The Top List” , ku ka qenë pjesë në Top 10 për disa javë me këngën “Melody”, Kelly rikthehet serish me këngën e tij më të re “S’je Këtu”. Aktualisht punon dhe drejton Label-in e themeluar prej tij “NO LIMIT”, ku prodhon muzikë jo vetëm për vete por edhe për artistë të tjerë. Së shpejti do të vijë një album me 12 këngë, me zhanre te ndryshme.
Kelly
NEWS

Pas më shumë se 100 ditësh dinamikë, debate, emocione dhe surpriza, sot mbrëma zhvillohet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”. Në garë për çmimin e madh kanë mbetur katër finalistë: Egli, Gjesti, Laerti dhe Rozana, secili me rrugëtimin dhe mbështetjen e vet nga publiku. Përveç emocionove të reality...

Edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend. Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania...

Një përmbysje e kreut të “The Top List” për këtë javë. Këtë herë është bashkëpunimi i Kellyt dhe Egli Takos që mban vendin e parë. “Ti” ka arritur që të zbresë nga froni projektin e Rozana Radit dhe Eglit, “Vajzat”. Kjo e fundit, kënga e krijuar brenda mureve të shtëpisë...

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtari i njohur Kelly, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka rrëfyer më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, projektet e reja muzikore, por jo vetëm… Çfarë mund të na thuash për “Ti”, bashkëpunimin tënd...

“Big Brother VIP” pasqyrohet mjaft mirë dhe në klasifikimin e javës të “The Top List”. Thënë ndryshe, Top 5 mbizotërohet nga disa prej banorëve e artistëve të BBV. Kreu mbahet sërish nga Rozana Radi dhe Egli Tako me korin nga vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. “Vajzat” është...

Pesë hyrje të reja, por pak ndryshime në klasifikimin e javës. Edhe këtë herë kreu mbetet i njëjtë, me Rozanën dhe Eglin në vend të parë me “Vajzat”. Po ashtu me asnjë ndryshim nga java e kaluar është dhe vendi i dytë dhe i tretë. Përkatësisht me Kellyn dhe Eglin...

Kelly godet me prurjet e tij muzikore! Jo një, por dy këngë të tij kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”. “Ku je” dhe “Ti” me Egli Takon, janë këngët që kanë marrë votat e shumta të publikut dhe që...

Me siguri këtë nuk e prisnit! Kelly dhe Egli Tako bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor. “Ti” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është publikuar vetëm pak çaste më parë në kanalin zyrtar në YouTube të Top Media Music. Kënga është krijuar ndërkohë që të dy artistët...

“Big Brother Albania VIP 4”, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, një krijim i De Mol nën pronësinë e Banijay Rights, vjen në sezonin e tij të katërt në Shqipëri, pas suksesit të mëparshëm, prodhuar nga Top Channel. Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të...

Vetëm një muaj pas “S’je këtu”, Kelly ka ardhur me projektin e tij më të ri muzikor. “Hello” mban titullin kënga e tij që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët në studion e “Live From Tirana” në Top Albania...

Një zë unik i tregut muzikor shqiptar është padyshim ai i Kelly-t. Artisti vjen për në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List” me këngën “S’je këtu”. Kelly, i njohur për zërin e tij të veçantë, këngëtar, kantautor, autor tekstesh dhe producent është prezantuar para publikut që nga viti...

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti Florian Carkanji, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit Kelly. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, “S’je këtu”, që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Kelly na...