# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Kachinari

Kachinari, emri i vërtetë i të cilit është Gjergj Kaçinuari, i është futur artit që në moshë të vogël, pikërisht kur ishte vetëm 4-vjeç ai nisi të luante piano. Më pas, filloi të studionte në “Liceun Artistik”, “Jordan Misja” për piano, duke e finalizuar me studimet tek “Universiteti i Arteve”

Ndërkohë që ka qënë nën ndikimin e muzikës “rock” që në moshën 10-vjeçare, Kachinari ka qënë gjithashtu një nga konkurrentët e “The Voice of Albania 1”.

Kachinari ka qënë pjesë e disa grupeve muzikore por tanimë ai vazhdon i vetëm rrugën e muzikës, duke korrur sukses me projektet muzikore. Kachinari vazhdon ta ruajë me fanatizëm rrymën e tij muzikore, e cila edhe pse nuk është tepër e përhapur në Shqipëri, artisti ka arritur t’ia dalë.

NEWS

Kachinari: Mendoj që ka ende pak shpresë që publiku të diferencojë këngët profesionale pa asnjë interes të fshehur

Ai vazhdon t’i qëndrojë besnik muzikës  “rock”, me të cilën është rritur, jeton dhe që gjithmonë ka për të qënë baza e tij. Bëhet fjalë për artistin e njohur Kachinari, i cili ka vetëm pak javë që ka nxjerrë në treg projektin e tij më të ri muzikor, që duhet...

Kachinari publikon "Another Day" dhe bëhet menjëherë pjesë e "The Top List"

Gjergj Kaçinari ose siç njihet së fundmi George Kachinari ka ardhur me një tjetër projekt muzikor mjaft interesant. Përveç një muzike dhe teksti shumë të bukur, ajo çfarë e bën të veçantë këtë prurje të re të artistit është edhe videoja shoqëruese. Gjergji ka qënë i ftuar në programin “Wake...

Kachinari me standarte europiane

Ai ka ardhur në tregun muzikor më në fund me një projekt muzikor, i cili mund të quhet padiskutim më seriozi, i publikuar deri më tani. Bëhet fjalë për Gjergj Kaçinarit, i cili tashmë ka një emër të ri në fushën e artit, Kachinari , i përshtatshëm për tregun europian....

Kachinari ngjitet plot 40 pozicione

Ai ka ardhur aq sa i ëmbël edhe i egër në projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Sweet Cruelty”. Bëhet fjalë për Kachinari, i cili ka disa javë që ka publikuar këngën e tij më të re, e cila ka rezultuar një sukses i vërtetë në tregun...

Kachinari futet egër në "The Top List"

Me zërin e talentuar të Gjergj Kaçinarin jemi njohur në sezonin e parë të “The Voice of Albania”. Djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari që prej asaj kohe nuk i është ndarë muzikës dhe sigurisht asaj të zhanrit “rock”. Gjergji ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e...