E lindur në Laç dhe e rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, Juela vjen nga një familje shqiptare shumë e lidhur, ku identiteti nuk është lënë kurrë të zbehet. Prindërit e saj, siç tregon ajo, kanë qenë të kujdesshëm që në shtëpi të ruheshin rrënjët, kultura dhe vlerat me të cilat janë rritur vetë. Fëmijëria e Juelës ka qenë e mbushur me dashuri, sidomos pranë tre motrave, por edhe me disiplinë. Ajo përshkruhet si një vajzë e qetë, kureshtare, shumë aktive dhe me ëndrra të mëdha, një kombinim që duket se e ka shoqëruar edhe në zgjedhjet e saj të mëvonshme. Pas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, Juela vendosi t’i japë hapësirë një pasioni që, sipas saj, e kishte gjithmonë brenda: muzikës. Fillimisht e rritur me rrymën pop, me kalimin e kohës nisi të kërkonte një tingull më të afërt me botën e saj, më “të përzier”: elementë ballkanikë, pak orientalë, dark pop dhe ballads, një identitet muzikor që thotë se e përfaqëson më shumë. Edhe mësimet e pianos e kanë ndihmuar të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, edhe pse e quan veten ende në fillimet e saj.
Juela
NEWS
Një tjetër banore e “Big Brother VIP 5” i bashkohet “The Top List”, Juela!
Nga “Big Brother VIP 5”, në Top Awards. Pas Kristi Lamaj, që iu bashkua së fundmi Top Awards, një tjetër banore e “Big Brother VIP 5” vjen në klasifikimin e javës në “The Top List”. Po flasim për Juelën, e cila debuton në listë këtë javë me “Hija”. Juela është aktualisht duke përjetuar eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Hija”, një projekt që shpalos një anë shumë emocionale dhe reflektuese të artistes. Kjo është një këngë që flet për ndjenjat e pathëna, për gjurmët që lënë njerëzit dhe situatat në jetën tonë, edhe kur nuk janë...