# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Genvis Muça

Lindur në Shkodër më 30 Maj 2000 dhe rritur në Bruksel, Belgjikë, Genvis është një producent dhe DJ shqiptar. Ai nisi karrierën e tij në muzikë në moshën 14-vjeçare. Shumë shpejt ai pati sukses me remixe të këngëve shqiptare.

Ai tashmë menaxhon ekipin “Electronic Music Albania”, ku ka në përbërje një grup të madh producentash të rinj shqiptarë. Ai jeton aktualisht në Belgjikë dhe ka kryer studimet universitare për Përkthim-Interpretim. Në vitin 2019, Genvis nxorri albumin e tij të parë të titulluar “Qyteti i Ëndrrave”. Në vitin 2020, ai publikoi albumin i tij të dytë “Sunflower”.

NEWS

Remix-i i tij u kthye në hit, Genvis Muça zbulon detaje ekskluzive mbi projektet!

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet në lidhje telefonike nga Belgjika ka qenë Genvis Muça. Artisti ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me muzikën dhe artin e remix-eve që ai krijon me këngët më të famshme të momentit, të cilat numërojnë me miliona klikime edhe në...

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Genvis, djaloshi që na fiksoi me këtë ‘mashup’ nga Elvana, Don Xhoni dhe Bardhi!

Lindur në Shkodër më 30 Maj 2000 dhe rritur në Bruksel, Belgjikë, Genvis është një producent dhe DJ shqiptar. Ai nisi karrierën e tij në muzikë në moshën 14-vjeçare. Shumë shpejt ai pati sukses me remixe të këngëve shqiptare. Ai tashmë menaxhon ekipin “Electronic Music Albania”, ku ka në përbërje...