Florian Bana është një DJ i suksesshëm shqiptar. Pavarësisht se studion për Juridik, ai ka nisur të luajë si DJ në moshën 14-vjeçare, i cili njihej me emrin e artit DJ Floow. Në moshën 16-vjeçare, ai ka realizuar projektin e tij të parë muzikor, të titulluar “Like That”, në bashkëpunim me Arilda.
Në vitin 2015, Floriana erdhi me një ndryshim emri, ku nga Dj Floow, tashmë do të njihej si Flor Bana, emër të cilin vazhdon të mbajë edhe sot. Ai ka performuar në evente të ndryshme me përmasa të mëdha, si brenda dhe jashtë Shqipërie, përmendim këtu Santorini, Firenze, Milano, Breshcia, Rome, Perugia, Genova, Riccione etj.
Përveçse Dj, Flori është edhe producent, i cili së fundmi ka publikuar tre projektë muzikore, “Fake Love” me Stresin, “Sa here e don” me Anxhelon dhe Stresin si dhe kënga më e fundit “Vetem asaj” me Anxhelo Koçin dhe Ergys Shahun. Ai po përgatitet për disa bashkëpunime me emra të njohur në fushën e muzikës.