# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Fezz

Elena Fezga ka lindur dhe është rritur në Verona. Ajo ka nisur të studiojë muzikë që në moshën 6-vjeçare, rastësisht, duke u bashkuar me korin e zërave të bardhë.  Që në fëmijëri ka marrë pjesë në sesionet lirike në Arenën e Veronës. Në moshën 11-vjeçare nis studimet në këndimin solistik, duke eksploruar zhanre të ndryshme muzikore: ka studiuar këngë lirike për teknikën vokale, por ka eksperimentuar gjithashtu me muzikën moderne, pop, blues, soul, rock dhe jazz. Zhanret që ajo preferon janë soul dhe blues, por të gjitha përvojat muzikore kanë qenë thelbësore në formimin e saj artistik. Gjatë viteve të studimit në Akademinë Lirike të Veronës (2007–2025), ka studiuar edhe aktrim për disa vite dhe ka performuar në mjedise dhe situata të ndryshme artistike, si në Itali ashtu edhe jashtë vendit. Singëlli i saj i parë u publikua më 1 dhjetor 2025 dhe është kompozuar dhe prodhuar nga mjeshtri Fio Zanotti, i njohur pë bashkëpunimet me artistë si Celentano, Gianluca Grigniani, Pooh, Vasco Rossi, Loredana Berte dhe sigurisht si arranxhuesi i këngës “Senza Pietà” nga Ana Oxa, me të cilën ka fituar edhe Sanremon në vitin 1999. Kori i këngës “Shine Star” është i famshëm prej bashkëpunimeve me këngëtaren Anastacia. Videoklipi i këngës “Shine Star” u publikua më datë 8 janar në platformën YouTube. Ai është prodhuar nga “Rude Creative”, me regji të Romina Ruda. Fabula e klipit është frymëzuar nga filma musical si “Burlesque” dhe “La la Land”.

NEWS

Një yll në ngjitje, Fezz mësyn në “The Top List”!

Një artiste e re mësyn në klasifikimin e javës të “The Top List”. Fezz është një nga hyrjet më të reja që debuton në Top Awards. Elena Fezga, këngëtarja shqiptare e lindur në Verona, sapo ka publikuar këngën e saj të parë “Shine star”. Kënga është kompozuar nga Fio Zanotti, i njohur për bashkëpunimet me artistë si Adriano Celentano, Gianluca Grigniani, Pooh, Vasco Rossi, Loredana Berte dhe si orkestruesi i këngës “Senza Pieta” të Ana Oxa-s, me të cilën ka fituar edhe Sanremon në vitin 1999. Kënga erdhi në një moment të jetës së saj kur ka mbaruar studimet në...