Erjon Zeqaj është një ndër artistët më të rinj që i shtohet tregut muzikor shqiptar, i cili është vetëm 18-vjec. Me origjinë nga Prishtina, Erjon ka patur një pasion të madh për muzikën që në moshë të vogël, teksa luante në piano.
Erjon ka marrë pjesë thuajse në të gjitha aktivitetet që shkolla organizonte si në kërcim ashtu edhe në këndim. Ka qënë pikërisht mësuesi i muzikës në shkollën fillore, ai që e ka nxitur Erjonin të merret me muzikë.
Deri tani Erjoni numëron tre projekte profesionale, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku shqiptar. Përvec muzikës, Erjoni është në vitin e parë në Fakultetin Teknik pranë Universitetit të Prishtinës.
“Mango” është kënga të cilën publiku e ka mirëpritur dhe e ka sugjeruar pafund që ajo te jetë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.
https://www.youtube.com/watch?v=2eu5qUGwtFM