# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Erina

Erina ka lindur më 1999, në Kosovë. Ka përfunduar shkollën fillore, të mesme si dhe fakultetin e muzikës. Ajo ka filluar me muzikë si fëmijë duke marrë pjesë në festivale të ndryshme, me këndim po gjithashtu edhe me flautë, instrument i cili ishte primar i shkollës së mesme e të lartë të saj.

Dëshira për të studiuar muzikën deri në hapat e fundit mundësoi për artisten që të profesionalizonte dhe ta përvetësonte atë në çdo aspekt. Studimet i përfundoi në qytetin e Prishtinës në degën “Muzikologji”.

Pavarësisht kohës së shkollimit, Erina që nga viti 2016 filloi që fokusin e saj ta përkushtojë tek projektet e saj personale. Kjo ishte një periudhë ku artistja ishte zhvilluar muzikalisht edhe më shumë. Duke punuar për 5 vite rresht, ajo në vitin 2021 u shfaq për herë të parë në skenë, duke filluar karrieren e saj.

NEWS

Njihuni me dy artistët më të rinj të listës!

Lannex dhe Erina janë dy artistë të rinj që i janë bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Kënga e tyre e re titullohet “I saj” dhe renditet në vend të 100-të. Por le të njihemi pak më shumë me Erinën dhe Lannex… Hekuran Mazreku, i lindur më 19...