Arbër Rama, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij artistik EAZ, është një këngëtar i njohur i tregut muzikor. Ai ka lindur në Zvicër në 26 shtator 1993. Në moshën dhjetë vjeçare filloi të shkruante tekstet e tij të para. Eaz flet gjermanisht, gjermanishten zvicerane, shqip dhe anglisht. Pas shumë këngëve jo shumë të njohura, Eaz arriti suksesin e tij me këngën “Kei Zit”, të cilën e publikoi në bashkëpunim me Xen në vitin 2015. Me këtë këngë ata arritën në vendin e dytë në top listat zvicerane. EP-ja e tij e parë pasoi në të njëjtin vit, e cila arriti vendin e gjashtë në listat zyrtare zvicerane. Pas kësaj, Eaz vazhdoi të publikonte më shumë këngë. Ndër këngët e tij më të njohura dhe të suksesshme përmendim “Blaze”, “Alé”, “Dorë Për Dore”, “Nasty Girl”, “Controlla”, “Ti Je”, “Everything”, “Sa Mire Po Dokesh”, apo “Dirty Move”.
EAZ
NEWS

Në një javë 5 artistë të rinj i shtohen galerisë së Top Awards!
Një javë me plot hyrje të reja ishte kjo në “The Top List”. Gjithashtu 5 artistë hyjnë për herë të parë në Top Awards me projektet e tyre. Ja se për cilët bëhet fjalë… Lil Koli është një reper me orgjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton në Londër. Gjithashtu...

Capital T, Eaz dhe Rina direkt në Top 5 me “Dirty Move”!
Një tjetër bashkëpunim muzikor që ka ardhur këtë javë, ka bërë bashkë disa nga artistët më të njohur të tregut. Capital T, Eaz dhe Rina Balaj vijnë së bashku në këngën e tyre të re, titulluar “Dirty Move”. “Dirty Move” ka hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë...