Dilan Reka, i njohur me emrin artistik Dylan, ka lindur në Tiranë më 22 Janar 1998. Fillimet e tij të para artistike i ka pasur në Festivalin Çelësi i Artë, e më pas në festivale të Tiranës, Shkodrës dhe diasporës vlerësuar me çmime të para dhe publiku. Artisti u vlerësua si një prej zërave më të mirë të ardhshëm të muzikës Trap RnB në X Factor Albania ku arriti të dilte dhe në finale në Top 3. “Naked” ishte kënga e parë e Dylan e cila arriti direkt të futej në top list asaj kohe si një projekt genre EDM produksion i Darko Dimitrov. Në Festivalin e Këngës 55 ai renditet në vendin e tretë në finale në moshën 18-vjeçare. ”Chaparrita”, single pop latin i cili e solli artistin më afër publikut dhe u bë ende më i njohur. Pas vitesh pauze me muzikën, ai rikthehet me single-in e tij më të ri si kantautor tashmë, “So tu ma ni”.
Dylan
NEWS
Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...
Dylan është një nga artistët më të rinj që tanimë është rikthyer me projekte muzikore pas një periudhe pauze. Ai ka publikuar këngën e tij “So tu ma ni” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në “The Top List”, Top Awards....
Një hyrje e re për këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Një artist i ri për Top Awards, Dylan prezantohet për herë të parë me “So tu ma ni”. Le të njihemi pak më shumë me të… Dilan Reka, i njohur me emrin artistik Dylan, ka lindur në...