# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dujanen

Dujanen është një artist shqiptar i muzikës R&B, i lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë/Kosovës. Ai ka zgjedhur të zhvillojë muzikën e tij në mënyrë të pavarur, duke u fokusuar tek krijimi dhe publikimi i projekteve muzikore. Debutimi i tij erdhi me albumin “Love Hurts”, ndërsa muzika e tij përfshin këngë në shqip dhe anglisht, me një qasje bashkëkohore ndaj zhanrit R&B.

NEWS

Dujanen nuk ka të ndalur, del nga “The Top List” me një hit dhe rikthehet menjëherë me tre këngë të reja!

Për Dujanen duket se nuk ka kohë për pushim. Artisti po vazhdon me ritëm të lartë publikimet muzikore, duke dëshmuar se është në një nga periudhat më aktive të karrierës së tij. Pas suksesit të “Ti ma kall trunin”, një këngë që u bë pjesë e “The Top List” dhe...

Dujanen bashkon forcat me Ardian Gomez për të sjellë “Senorita”!

Skena muzikore shqiptare vazhdon të sjellë bashkëpunime interesante dhe kësaj radhe vëmendja është te artisti në ngritje Dujanen, i cili ka bashkuar forcat me Ardian Gomez për projektin më të ri muzikor me titull “Senorita”. Kënga vjen si një kombinim i ritmeve moderne latino dhe elementeve urban, duke krijuar një...

Dujanen nuk ka të ndalur, sjell projektin e ri “Psycho”!

Dujanen e “mban këmbën vetëm në gaz”! Këtë herë ai sjell projektin e tij më të ri, “Psycho”, një këngë që po tërheq menjëherë vëmendjen e publikut dhe po konfirmon se artisti nuk ka ndërmend të ndalet. Pas një serie publikimesh të suksesshme, Dujanen vazhdon të eksperimentojë me stilin e...

Dujanen nuk po di të ndalet, dy këngë të reja i bashkohen klasifikimit!

Në skenën muzikore shqiptare po shtohet një tjetër zhvillim interesant. Artisti Dujanen sapo ka publikuar dy këngë të reja që po tërheqin vëmendjen e publikut, “I Need a Girl” dhe “Ti ma kall trunin”. “I Need a Girl” vjen me një vibe modern dhe ndërkombëtar, duke ndërthurur elementë të pop-it...

Pas hitit me DJ PM dhe DJ Dagz, Dujanen vjen në listë solo dhe romantik!

Pas bashkëpunimit me DJ PM dhe DJ Dagz, Dujanen vjen këtë herë solo. Kënga e tij e re që e sjell në klasifikimin e javës mban titullin “Dashnia e Vjetër”. Emri i Dujanen mori vëmendje të madhe pas hitit “Je ma e mira” që bëri menjëherë bujë. Ky bashkëpunim me...

Njihuni me artistët që debutojnë këtë javë në “The Top List”!

Kjo javë sjell me vete disa artistë të rinj në Top Awards. Me projektet e tyre bëhen për herë të parë pjesë e “The Top List”. Ja kush janë ata… E lindur në Laç dhe e rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, Juela vjen nga një familje shqiptare shumë e lidhur,...

DJ PM, DJ Dagz dhe Dujanen bëhen bashkë për të sjellë hitin e momentit!

DJ PM dhe DJ Dagz bashkojnë forcat me Dujanen dhe sjellin një hit të padiskutueshëm. “Je ma e mira” është projekti që i bashkangjitet këtë javë klasifikimit të “The Top List”.  “Je ma e mira” nga DJ PM, DJ Dagz dhe Dujanen vjen si një kombinim i pastër i energjisë...