Drilona ka lindur në vitin 1993 në Kosovë por është rritur në Zvicër. Muzikën e ka pasur gjithmonë “në gjak” si femijë, e cila është marrë me këndim dhe vallëzim. Kur ishte adoleshente ka inçizuar covera dhe i ka publikuar në rrjete sociale. Në vitin 2020 ka marrë pjesë në “The Voice of Switzerland” dhe ka arritur deri në finale. Pastaj në po të njëjtin vit ka publikuar këngën e saj të parë “M’lshon zemra” dhe më 28 janar 2022 ka publikuar këngen e dytë “Count On Me”. Inspirohet kryesisht prej zhanreve R&B, Soul, Pop. Ndërsa këngët e saj i shkruan vetë duke e miksuar gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.
Drilona
NEWS

Drilona Musa është një këngëtare e re në moshë por me një zë potent që e bën të duket sikur ka një jetë në skenë. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj të re me titull “How could you”, e cila është bërë pjesë e Top Awards. Ajo ka...

Drilona, një artiste e re në tregun muzikor, u bë e njohur për publikun e Top Awards me këngën e saj “Count on me” në muajin shkurt të këtij viti. Tashmë ajo ka sjellë projektin e saj më të ri që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”...

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” do të njihemi me dy emra të rinj në listën e Top Awards. Është fjala për Drilonën dhe Snovv, të cilat kanë publikuar projektet e tyre “Count on me” dhe “Amour”. Por kush janë këto artiste? Drilona ka lindur në vitin 1993...