Dili është një ndër artistët më të rinj të tregut. Ai ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Dili punon si producent në studion e tij në Gjermani, ku bën dhe këngë vetë. Rryma e tij e preferuar në muzikë është Reggaeton dhe Amerikano-Latine, të cilat dëshiron që t’i sjellë edhe në Shqipëri. Dili debuton në Top Awards me bashkëpunimin me Enis Bytyqin në “Menemadhe”.