Dili është një ndër artistët më të rinj të tregut. Ai ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Dili punon si producent në studion e tij në Gjermani, ku bën dhe këngë vetë. Rryma e tij e preferuar në muzikë është Reggaeton dhe Amerikano-Latine, të cilat dëshiron që t’i sjellë edhe në Shqipëri. Dili debuton në Top Awards me bashkëpunimin me Enis Bytyqin në “Menemadhe”.
Dili
NEWS

Enis Bytyqi rikthehet pas 5 vitesh në listë, këtë herë me artistin e ri Dili!
Ishte viti 2019 kur Enis Bytyqi u bë pjesë e “The Top List” për herë të parë. “Kujtime” ishte projekti me të cilin ai debutoi në Top Awards. E që nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Enisi është rritur në karrierë dhe ka korrur edhe më shumë sukses. “Kujtime”...