# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Avandi

Andi Vërleni, i njohur ndryshe si Avandi, është tashmë pjesë e skenës së jetës së natës në Tiranë prej disa vitesh. Ai etiketohet si një ndër talentet me premtuese të industrisë muzikore në Shqipëri dhe jo vetëm.

Pikënisja e rrugëtimit të Avandi-t filloi me pasionin e tij për muzikën elektronike në vitin 2014. Pas shumë vitesh eksplorimi dhe pune ai nisi karrierën e tij në fund të vitit 2018 si Dj në dy prej klubeve më në zë të asaj kohe në Tiranë, Lollipop Club dhe Telekom Lounge. Pas dy viteve në këtë treg, ai filloi te lançonte këngë dhe remixe me një reagim mjaft pozitiv nga dëgjuesit, kur më 31 Janar 2023 pati mundësinë te bashkepunonte me artistin e mirënjohur Sardi Strugaj.

Aktualisht ai njihet jo vetëm si një Dj por edhe si një producent. Diskografia e tij njihet për larmishmërinë në zhanera te ndryshëm të muzikës elektronike. Tashmë ndërtimi i një karriere të suksesshme në tregun ndërkombëtar është fokusi i tij kryesor.

NEWS

Sardi dhe Avandi sjellin remix-in e “Do shihna prap”!

Sardi ka rikthyer një projekt të tij të vjetër, titulluar “Do Shihna Prap”, në një version remix. Ky remix ka ardhur në bashkëpunim me Avandi Dj. Kjo këngë kaq ritmike është bërë pjesë e listës së kësaj jave në 100 këngët më të mira shqiptare në “The Top List”. Projekti...

Avandi i bashkohet listës së artistëve të Top Awards!

Andi Vërleni, i njohur ndryshe si Avandi, është tashmë pjesë e skenës së jetës së natës në Tiranë prej disa vitesh. Ai etiketohet si një ndër talentet me premtuese të industrisë muzikore në Shqipëri dhe jo vetëm. Pikënisja e rrugëtimit të Avandi-t filloi me pasionin e tij për muzikën elektronike...