# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Auron Deva

Auron Deva është një 21-vjeçar nga Gjakova. Ai ka përfunduar studimet për Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment, dega Performim Vokal. Auron është këngëtar, këngëshkrues dhe fitues i shumë çmimeve në festivale vendore dhe ndërkombëtare si: fitues i çmimit të dytë në Festivalin “Teen Fest” në Gjilan, fitues i çmimit “Grand Prix” në festivalin “Lyra Fest” në Gjakovë, fitues i çmimit “Grand Prix” në Festivalin lnternacional “Music Land” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, fitues i dy çmimeve “Grand Prix” në Festivalin “Viva Italia” në Romë të Italisë, fitues i çmimit të parë në Festivalin “Preparing Stars” në Rumani. “Opera” është kënga e tij e parë debutuese.

NEWS

“Opera”, kënga e veçantë me në fokus shëndetin mendor nga artisti më i ri i tregut, Auron Deva!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë Auron Deva, një nga artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Auron sapo ka publikuar këngën e tij të parë që mban titullin “Opera”, për të cilën na ka folur më shumë dhe duket se...

Java me më shumë hyrje të reja për 2023, por cila mban rekordin gjatë viteve?!

Një javë e ngarkuar dhe plot me projekte të reja muzikore ishte kjo në të cilën kemi hyrë. Le të themi që artistët paskan rënë në një mendje për të publikuar këngët e tyre. Deri më tani kjo është java me më shumë hyrje të reja për vitin 2023. Këtë...

Introducing Auron Deva!

Auron Deva është një nga artistët më të rinj që i bashkohet së fundmi Top Awards. Ai ka publikuar këngën e tij të parë me titullin “Opera” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Auron Deva është një 21-vjeçar nga Gjakova. Ai ka përfunduar studimet për Muzikë...