# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Art Rushiti

Art Rushiti është një ndër këngëtarët më të rinj që i është shtuar tregut muzikor shqiptar. Përvecse të këndojë, Arti është gjithashtu një tekstshkrues mjaft i mirë.

Arti që në fëmijëri vuri në pah talentin dhe dashurinë për skenën, muzikën dhe artin në përgjithësi, duke qenë pjesë e shumë programeve shkollore me paraqitje skenike muzikore e vallëzimi modern (edhe në përfaqësim rajonal).

Që në moshë të vogël ai është marrë me shkrime, poezi, këngë, monologje e interpretime artistike. Vullneti për muzikë nuk iu shua pasi Arti vazhdimisht trajnohej nga profesionistë të kualifikuar muzikorë, gjë që ndihmoi që shpresa mbi shfaqjen e kreativitetit më tej.

Ndikimi i tij u zhvillua hovshëm kur artisti u cilësua si i vetmi shqiptar i postuar dy herë në faqen zyrtare të ikonës së muzikës Beyoncé, ku dhe kjo e fundit iu referua atij me fjalët “Ti je në zemrën time”, po ashtu Arti menaxhon fan faqen më të madhe globalisht të Beyonces gjë që bëri familjarizimin e vet artistit me Beyoncen dhe stafin e saj.

I denjë e vizionar u shpreh edhe në menaxhim të “fan pageve”e botërore me mbi 2 milion ndjekësa në Instagram, duke u ndjekur në këto faqe nga Rihanna, Nicki Minaj, Offset etj. Arti influencën e këtyre burimeve të instagramit e shfrytëzoi si urë lidhëse në muzikë si solo-këngëtar.

Zëri i tij unik përshtatet plotësisht me zhanrin pop, baladë e R&B, dhe kjo më së miri mund të provohet gjatë performancave ne intervistat e tij por edhe projekteve të ardhshme profesionale.

Më datë 11 Shkurt 2020, Art Rushiti publikon videoklipin “Hello”.

Më datë 10 Korrik 2020, Art Rushiti publikon videoklipin “Apet”.

NEWS

Art Rushiti dhe halli i tij me gocat materialiste!

Art Rushiti ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Joanna”. Teksti i kësaj kënge flet për një vajzë të bukur por materialiste, që i do markat me emër dhe jetën e shtrenjtë. Dhe mesa duket, kjo gjë i pëlqen Artit. Me “Joanna”, Arti ka cekur pak dhe...

Kush është Art Rushiti?

“Besoni” është një ndër këngët më të reja që i është shtuar klasifikimit të kësaj jave dhe është pikërisht artisti Art Rushiti, i cili ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar. Sugjerimet e shumta kanë bërë që kjo këngë jo vetëm të jetë pjesë e 100 këngëve më të bukura...