Anila Mimani është një këngëtare me origjinë nga Tirana por që prej vitesh jeton në Zvicër. Ishin fillimet e viteve 2000 kur Anila Mimani solli disa prej këngëve që ende vazhdon këndohen nga publiku shqiptar.
“Po digjesh zjarr” ose siç publiku e njeh “Ciao po te le”, është kënga e parë e Anilës, përmes së cilës arriti një sukses të jashtëzakonëshëm edhe pse nuk ka qënë e shoqëruar me një videoklip.
Anila Mimani, e cila vazhdon ende të merret me muzikë, jeton prej vitesh në Zvicër dhe është bërë nëna e dy vajza të mrekullueshme. Këngëtarja tregon se është tepër aktive duke dhënë koncerte nëpër evente familjare në Zvicër.
Rikthimi i Anila Mimanit
Pavarësisht se i ka munguar në tregun muzikor shqiptar, është pikërisht Young Zerka që e ka rikthyer Anilën në qendër të vëmendjes dhe kjo falë projektit më të fundit muzikor, “Neser”. Këngëtarja i ka dhënë një efekt special këngës, duke e bërë këtë këngë akoma edhe më të veçantë.