# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Aldo Simoni

Fillimet e tij në muzikë kanë qënë të herëshme por Aldo Simoni testoi talentin e tij në edicionin e 4-t të “The Voice of Albania”, ku për hir të së vërtetës arriti shumë.

Aldo Simoni, me origjinë nga qyteti i Shkodrës, ka qënë gjithashtu pjesëmarrës i disa festivale, përmendim këtu “Top Fest”, ku është nominuar në kategorinë “Best New Artist”.

Pavarësisht se ai është kitarist, kënga mbetet një pikë e fortë tek ai.

NEWS

“Pluhun i pastër” nga Aldo Simoni, një udhëtim mes poezisë, nostalgjisë dhe kohës…

Aldo Simoni vjen me një tjetër krijim që shkon përtej një kënge të zakonshme. Publikimi i tij më i ri, “Pluhun i pastër”, është një udhëtim emocional që ndërthur poezinë, nostalgjinë dhe reflektimin mbi kohën dhe kujtimet. Që në tingujt e parë, kënga krijon një atmosferë intime dhe të ngrohtë, ku çdo notë duket sikur mbart një histori më vete. Teksti është i ndërtuar me kujdes poetik, duke sjellë imazhe që të rikthejnë pas në kohë, në momente të thjeshta, por të mbushura me ndjenjë. “Pluhun i pastër” nuk është thjesht një këngë për t’u dëgjuar, por për t’u përjetuar....