# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Alban Nimani

Alban Nimani ka lindur më 13 Qershor 1977 në Prishtinë. Ai është artist që eksperimenton në mediat e reja dhe muzikën elektronike duke krijuar një lidhje mes shumë zhanreve të muzikës dhe artit. Me përvojë në intermedia dhe muzikë alternative, performancat live përmbajnë muzikë minimaliste elektronike dhe procesim në kohë reale të efekteve vizuale, instalacioneve, audio efekteve dhe kërcimit modern. 

Kur ishte 13 vjeç, ai mendonte se kishte lindur për muzikën klasike. Por iniciativa e Alban Nimanit, vokalistit të grupit “Asgjë sikur Dielli” u zbeh menjëherë në vitet ’90, atëherë kur ai krijoi bandën e tij muzikore. Ajo nuk ishte një orkestër klasike. Sapo kishte lindur “Asgjë sikur Dielli”, një nga grupet më të mira të rock-ut alternativ në hapësirat shqipfolëse.

NEWS

Alban Nimani mbi projektin e tij të fundit: “Doja të bëja një këngë që njerëzit të kënaqen me jetën…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur Alban Nimani. Ai vetëm pak kohë më parë ka sjellë projektin e tij të fundit, “Ne jemi t’lirë”. Artisti na ka folur më shumë mbi këtë këngë, por dhe disa të pathëna të tjera rreth muzikës dhe jo vetëm…...

Një albumi i ri do të vijë së shpejti nga “Asgjë Sikur Dielli”, Alban Nimani zbulon gjithçka!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i njohur Alban Nimani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me muzikën dhe karrierën e tij ndër vite. Mbi të gjitha ai ka zbuluar edhe se së shpejti do të sjellë edhe një album të ri. Së fundmi...

A e madhe e “The Top List”, ja artistët që sollën projekte të reja këtë javë në listë!

Plot 5 hyrje të reja kemi pasur këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ja artistët që kanë hyrë në klasifikimin e javës me projektet e tyre të reja… Edhe pse tashmë Algert Sala ka disa vite në tregun muzikor, duke marrë pjesë në konkurse dhe në shtëpi diskografike...

Alban Nimani, ky artist me A të madhe!

Alban Nimani është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri “Ne jemi t’lirë”, që ka hyrë këtë javë në klasifikim. Ashtu siç kuptohet dhe nga titulli, kënga i referohet konceptit të lirisë. E...