# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Akrepi

Akrepi, emri i vertetë i të cilit është Evis Nako, lindi në qytetin e Kavajës. Ai njihet si një nga artistët e parë të Hip Hop-it të mirëfilltë në trevat shqiptare. Tekstet e tij bazohen shpesh në histori reale dhe prekin tema sociale. 

Ai emigron në moshën 14-vjeçare në Gjermani. Akrepi i afrohet Hip Hop-it në një qendër riedukimi në moshën 16-vjeçare, kur asistentja e tij sociale bën çmos për t’i dhënë rrugën e drejtë duke i dhuruar pas daljes dhe një tastierë elektronike me rastin e 18-vjetorit.

Ai formon grupin “Rap Assassins“ me të cilin performon në qytete të ndryshme të Gjermanisë këngë kryesisht në gjuhën gjermane. Më pas shpërngulet në Itali në vitin 2001 dhe i prezantohet për herë të parë publikut shqiptar në festivalin Top Fest 1 me këngën “Rrugë e gjatë” dhe “Xhoana”, vargjet e së cilës mbetën kult.

NEWS

10 nga artistët me të cilët na prezantoi viti që lamë pas!

Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Qofshin këto nga artistë të vjetër apo të rinj në treg. E pikërisht tek këta të fundit do ndalemi pak. Ja se kush ishin disa nga artistët e rinj me të cilët...

Ja versionet e reja të këngëve të traditës që u kthyen në hite brenda ditës...

Duket se tani është bërë e modës që këngët e vjetra të ripunohen e të sillen në një version më modern. E tillë ishte dhe ”Kjani trima” e publikuar nga Eneda Tarifa, ripërpunim i një kënge të vjetër arbëreshe, që hyri këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Nisur...

E mbani mend Akrepin e “Moj Xhoana Moj”?! Tani vjen në listën e javës me "Ballando"!

E mbani mend Akrepin nga “Moj Xhoana moj”? Pyetje retorike kjo, sigurisht që ju kujtohet! Epo tani, ai vjen në listën e 100 këngëve me të mira shqiptare në Top Awards me “Ballando”, një projekt me një ‘vibe’ interesant, i cili e ka renditur atë në vend të 80-të. “Ballando”...