# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Adelina Ismaili

Adelina Ismaili konsiderohet si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare gjatë këtyre dekadave të fundit. Ajo është njohur për talentin e saj të jashtëzakonshëm vokal, bukurinë dhe karizmën që e kanë bërë një figurë të paharrueshme në botën e muzikës. Adelina filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve ’90. Do të mjaftonte një dalje në festival që Adelina Ismaili të fitonte statusin e ikonës. E kopjuar, e imituar, e dashur apo e përfolur prej më shumë se 30 vitesh, ajo është e vetmja që gëzon statusin e divës se pop-it në trojet shqipfolëse. “Miss Kosova” e 1997-s ka ngjallur kuriozitet me jetën e saj personale dhe sukseseve në karrierë. Ka intriguar me performancat provokative e me karakterin pikant. Stili i saj unik i muzikës, i përzier me elemente të muzikës pop dhe baladave, e bëri të dalluar dhe të pëlqyer në shumë vende të Ballkanit. Një nga momentet kulminante të karrierës së saj ishte pjesëmarrja në festivale të ndryshme muzikore, ku fitoi çmime të shumta dhe arriti sukses të madh. Ajo u bë një figurë e rëndësishme në industrinë muzikore, duke realizuar disa albume që u bënë shumë të njohura. Këngët e saj si “Amaneti”, “Shko në RS”, “Sajzeza”, Sonte”, “Edhe këtë natë”, “Dy motra një frajer”, dhe shumë të tjera kanë mbetur të dashura për publikun, dhe janë pjesë e repertorit të saj të pasur. Adelina Ismaili është gjithashtu e njohur për stilin e saj të veçantë të të veshurit dhe prezantimin e saj në skenë, që gjithmonë ka pasur ndikim të madh tek fansat. Pavarësisht sfidave dhe periudhave të vështira në karrierë, ajo ka arritur të mbajë një pozitë të fortë si një nga emrat më të njohura të muzikës shqiptare. Adelina Ismaili është një ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, dhe kontributi i saj në industrinë muzikore është i jashtëzakonshëm. Me një karrierë të pasur dhe një trashëgimi të paharrueshme muzikore, ajo mbetet një simbol i suksesit dhe talentit të pashembullt.

NEWS

Recitali i shumëpritur i Adelina Ismailit/Së shpejti një dokumentar për karrierën e saj: “Kur ke 40 vite karrierë është normale…”

“Goca dhe Gra” është një talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi, Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu, Ema Andrea. Një nga të ftuarat e kësaj puntate të parë ishte edhe Adelina Ismaili, ku foli për koncertin e saj recital por edhe për një film që ajo është duke...

40 vite karrierë, Adelina Ismaili vjen me një koncert historik!

Adelina Ismaili ka konfirmuar se në muajin nëntor do të mbajë koncertin e saj në Prishtinë, për të shënuar plot 40 vite karrierë muzikore. Koncerti, i cili pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në skenën shqiptare, do të sjellë një retrospektivë të pasur të krijimtarisë...

Adelina Ismaili publikon EP-në “Grua” për 40-vjetorin e karrierës së saj me një dedikim të rëndësishëm!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka befasuar fansat me lançimin e EP-së së saj më të re, titulluar “Grua”. Ky mini-album përmban pesë këngë të reja, një dhuratë për publikun në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj të gjatë dhe të suksesshme në muzikë. “Grua” përmban këngët “Bajat”,...

Diva Adelina Ismaili në Top Awards, ja etapat më të rëndësishme të karrierës së saj…

Adelina Ismaili konsiderohet si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare gjatë këtyre dekadave të fundit. Ajo është njohur për talentin e saj të jashtëzakonshëm vokal, bukurinë dhe karizmën që e kanë bërë një figurë të paharrueshme në botën e muzikës. Adelina filloi të këndonte në një moshë shumë të...

Mentor Haziri sjell bashkëpunimin me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili!

Një projekt i ri muzikor ka bërë bashkë dy emra të mëdhenj të skenës shqiptare. Bëhet fjalë për Adelina Ismailin dhe Mentor Hazirin, të cilët kanë sjellë “Lulekuqe”. Mentor Haziri dhe Adelina Ismaili vijnë në “The Top List” me këtë projekt të ri, një këngë me ndikime të forta emocionale....