E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte Arta Kabashi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila bëri për vete shumë shqiptarë edhe me zërin e saj të mrekullueshëm. Pikërisht përveç situatave në shtëpinë më të famshme në vend, Arta foli pak edhe rreth projekteve të saja muzikore…

Menjëherë sa kam dalë kam pasur shumë telefonata për bashkëpunime. Kanë këngë që janë shumë të bukura edhe mendojnë që zëri im i përshtatet këngëve të tyre. Pra kam dëgjuar disa demo por akoma nuk kam qënë studio sepse kam qënë e angazhuar me intervista dhe takime dhe nga java tjetër do të jem në studio për të realizuar këngë. Duhet të realizoj fillimisht këngën me R0meon. Kemi disa këngë shumë të bukura që do të dalin më vonë. 

Më pas Arta këndon me zërin e saj të mrekullueshëm disa vargje të këngës së re e cila zbuloi që do të të jetë një bashkëpunim:

Zemër për ty më ka marrë malli, aaaaa

Malli, malli, malli, aaaaa

Zemër për ty më ka marrë malli, aaaaa

Malli, malli, malli, aaaaa