Nëse themi “Big Brother VIP”, padyshim kemi përmendur fenomenin absolut të momentit. Ka kaluar pak më shumë se një muaj që nga fillimi i këtij edicioni dhe interesi e kurioziteti i publikut ka thyer çdo rekord.

Banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i përkasin fushave të ndryshme të artit, medias dhe televizionit. Sigurisht që këtu nuk mungojnë as këngëtarët.

Arta Kabashi është një prej disa artistëve të “Top Awards” që është duke shijuar eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”. Megjithatë, edhe pse brenda shtëpisë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të publikojë projekte të reja muzikore.

Më i fundit është bashkëpunimi me Anso, që mban titullin “Inshallah”. Ky projekt ka marrë menjëherë të gjithë dashurinë e fansave, të cilët e kanë votuar për të hyrë në klasifikimin e javës të “The Top List”.