Arinda Gjoni ishte e ftuar së fundmi në studion e “Lancio” në Top Albania Radio. Artistja ka folur më shumë lidhur me projektet e saj të reja, por jo vetëm.
Një artiste që ka kënduar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, a e bën Arinda dallimin mes publikut të Shqipërisë dhe atij jashtë saj?
Publiku i Shqipërisë është ndryshe, atje duan këngë që kanë të bëjnë me patriotizmin, ndërsa në Shqipëri janë më shumë tek modernia dhe kanë tjetër qasje. Dashamirësinë më të madhe atje e ndjejmë shumë. Mendoj që atje ndjejnë më shumë mall.
Por pse zgjedh Arinda të qëndrojë jashtë mediave me lajmet rreth jetës së saj personale dhe pse e fokuson të gjithë vëmendjen drejt muzikës së saj?
Mua më bën të lumtur që të jem mirë me këngët e mia, me ato që bëj. Këtë zgjedh t’i jap publikut. Nuk dua ta fokusoj te jeta private sepse e përmbush me këtë që kam. Jam shumë e lumtur dhe e plotësuar.
Më tej, Arinda zbuloi një nga dëshirat dhe planet e saj, jo në lidhje me muzikën por me një tjetër dashuri të saj.
Ndoshta në të ardhmen dua të kem një brand tim për veshje me stilin tim. Ky është ndër synimet e mia. Mua më pëlqen shumë lëkura. Jam te klasikja por e ndërthur me modernen. Jam edhe te klasikja edhe te sportivja. Një person që ka shije për t’u veshur, edhe gjënë më të lirë të ketë, nëse di ta ndërthurë bukur, të ketë staturën, nuk ka të bëjë fare me firma apo brande. Brandet që “ulërasin” janë për njerëzit që s’dinë të vishen. Nuk do të thotë që je veshur me brand dhe je veshur bukur.
Por kë veçon Arinda si një nga personazhet publike të veshur më bukur?!
Eranda Libohova ka shumë shije, ka klas me ndërhurjet e bukura. Ajo më pëlqen në çdo detaj. Mua më pëlqen dikush që ka stilin e vetë. Edhe Rihanna më pëlqen. Ajo vishet si e ndjen, është karakteri i saj.
A është duke punuar me ndonjë projekt të ri tani Arinda?
Për 10 ditë del kënga ime e re, është një baladë. Ka një tekst që njerëzit do të presin damarët. Jam në dilemë për titullin “Zemrës” apo “Leja”.