Arbresha Jashari është një ndër artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar. Debutimin e parë profesionalisht në muzikë e bëri në vitin 2023, kur publikoi projektin “Maje”.
Pas kësaj, më datë 7 Qershor 2023, Arbresha Jashari publikon videoklipin “Ma More”. Një muaj më vonë ajo do të sjellë “Dashni Te Re”.
Më datë 5 Gusht 2023, Arbresha publikon këngën “Situata”. Në fillim të vitit 2024, ajo lançon videoklipin “Lali”. Më datë 25 Prill 2024, Arbresha Jashari në bashkëpunim me Bardhin publikojnë projektin “Luj Zemër”, që e sjell atë për herë të parë në “The Top List”.