Anxhelo Koçi vjen sërish në klasifikimin e “The Top List”, këtë herë me një projekt solo. Kënga e tij më e re mban titullin “M’ke mu”.
Një projekt plot emocion dhe ndjenjë. Duket se në këtë këngë, Anxhelo i është rikthyer baladave dhe i shkon kaq shumë.
“M’ke mu” ka një melodi të qetë dhe moderne, që kombinohet bukur me zërin e artistit. Kënga dëgjohet dhe mbetet në mendje që në dëgjimin e parë.
Shumë dëgjues mund ta gjejnë veten në këtë këngë, pasi ndihet shumë afër jetës së vërtetë. “M’ke mu” është kënga më e e qetë e javës, ideale për një mbyllje relaksuese të fundvitit.