Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Bye bye”, titullohet kënga e re e saj, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Kënga është një baladë e ndjerë dashurie, ku Ana i këndon ndjenjave të thella dhe kërkon paqe në një marrëdhënie të ngarkuar emocionale. Teksti i këngës është një apel për të mos u lënduar nga dashuria, duke shprehur nevojën për të qenë të kujdesshëm me ndjenjat e tjetrit.

Videoklipi është gjithashtu mjaft interesant. Ana shfaqet në një kazino luksoze, ku përveç se këndon, ajo merr pjesë edhe në lojëra.

“Bye Bye” e risjell këngëtaren pas më shumë se 4 vitesh në klasifikim. Ky projekt pozicionohet aktualisht në vend të 100-të të listës.