Alis Kallaçi ishte i ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe Sofia Kotepano në Top Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit rrugëtimin e tij si një artist i ri në skenën muzikore shqiptare, si dhe foli mbi këngën e tij të re “S’ta kam than”.
Çfarë është diçka që ka ndryshuar nga intervista e tij e fundit në këtë emision?
Asgjë. Jam po i njëjti. Në fakt, ka një gjë të vogël. Thjesht po punoj pak më shumë.
Përsa i përket punës, ai ka disa muaj që po përgatit diçka të veçantë për ndjekësit e tij në studion muzikore. Për më shumë, ai na zbulon:
Nuk e di as vetë. Thjesht jam duke eksperimentuar. Uroj të mos helmohem, por besoj që do të dalë diçka e mirë them.
Si erdhi idea për “S’ta kam than”?
Kjo ka dalë në mënyrën më spontane. Ne u mblodhëm në studio me Albanin dhe vjen, unë i them gjeniu, Erjeti që është producenti i këngës dhe ai thjesht u ul në tavolinë. Vetëm një fjalë i kam thënë ‘si je, si kalove’. Kaq ka qenë muhabeti. U ul, hapi laptopin dhe mbaroi kënga. Kjo ndodhi.
Përsa i përket kompozimit të këngës, Alisi shtoi:
Ne kemi bashkëpunuar në grup me Albanin, që e përshëndes shumë. Ato pjesë që unë kam shkruajtur ishin pjesë që kam ruajtur anën time profesionale dhe që tregoj pak vokal. Gjithmonë kjo ishte që the ti ‘pse ke harxhuar kaq shumë kohë në studio’. Është pikërisht për të. Se si ta mbaj atë përqindjen e vogël të Alisit pa e vrarë energjinë e këngës.