“Alfabeti ecën vetë”, një projekt muzikor i publikuar në fillim të muajit shtator ka korrur sukses gjatë kësaj jave. Edhe pse festa e Abetares nuk është tani afër, duket se fansat po shijojnë projektin e ri të grupit të famshëm Oborri, ku për këtë javë kjo këngë është ngjitur me 3 vende, duke u pozicionuar në vendin e 33-të.
“Alfabeti ecën vetë”, është një projekt muzikor, ku dy anëtarët e grupit, Tomor Kuci dhe Arbër Salihu, dëshirojnë ta ndriçojnë botën më anë të Abetares dhe shkronjave.
Edhe pse ka rreth 4 muaj që ka dalë në treg, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare 4 javë më parë dhe nga javë në javë, ajo ngjitet sa më në majë të “The Top List”.