Një këngë dedikuar premtimeve ka zënë kreun e listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë. Alban Skënderaj dhe Dj Dalool kanë bashkuar fuqitë për të sjellë një prej projekteve që ka nisur të pushtojë tregun muzikor edhe pse ka pak kohë që ka dalë në treg.

“1000 Premtime” titullohet kënga e dyshes së talentuar, e cila ka 5 javë që është pjesë e “The Top List”. Ndërkohë që gjatë gjithë këtyre javëve është pozicionuar mjaft mirë, këtë javë ky projekt muzikor ka arritur të vendoset në krye të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Një sukses të madh këtë javë ka korrur koveri i performuar nga Alban Skënderaj, Besa, Rona Nishliu dhe Xuxi, “Kthehu”, në “The Voice of Albania”, e cila edhe pse është futur për herë të parë, ka mundur të renditet në vendin e 11-të. Ana Bakaj me këngën e saj “Reckless”, ka korrur gjithashtu një super sukses, duke u ngjitur me 15 pozicione.

Ndërkohë që javën e kaluar ishte një ndër këngët që u ngjit me më shumë pozicione, “Your Love” e Eni Kocit këtë javë ka mbetur jashtë listës.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 72:

  1. Alban Skenderaj & Dalool – 1000 Premtime
  2. Capital T – Uno
  3. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  4. Besa – Kokeforte
  5. NRG Band – Balkanbooty
  6. Butrint Imeri – Vec Per mu
  7. Shpat Deda – Ninulle
  8. Andrra – Kalle Llamen
  9. Renis Gjoka – Sot
  10. Kida – Anderr
  11. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  12. Butrint Imeri – E jona
  13. Ledri Vula ft. Lumi B – Krejt Shokt e mi
  14. Era Istrefi Felix Snow – Redrum
  15. Ana Bakaj – Reckless
  16. Getinjo ft. Kida – Ku je
  17. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  18. Dhurata Dora – Vec ty
  19. Olidena ft. Sergio – Ajer
  20. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  21. Majk – Kcen
  22. Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
  23. Gjiko – Yjet Nalt
  24. Majk – Fund
  25. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  26. Capital T ft. Macro & Dj Nika – C’est La guerre
  27. Ronela Hajati – Mos Ik
  28. Alban Skenderaj – Dikur
  29. Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
  30. Era Istrefi – Bonbon
  31. Ledri Vula – A jeni mire
  32. Mozzik ft. Arta – Kom dasht’
  33. Kris – Rratha
  34. Besa ft. Flori – 123
  35. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  36. Dafina – Four Season
  37. Skivi – Llafi
  38. Fifi ft. Eri Dee- Dope
  39. Enxhi Nasufi – JOJO
  40. Argjentine Ramosaj – Pse
  41. Stine – Mama
  42. Soni Malaj – Pergjithmone
  43. Stanaj – Romantic
  44. Stine – Bela
  45. Ylli Limani – Ke pi sonte shume
  46. Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
  47. Sergio HD feat. Luida Villian – My drug
  48. Blunt & Real – Suzi
  49. DMPL – Sant & Marly
  50. Blla Blla Blla… – Kaloi