“E mbani mend kur kam qënë në “The Voice””? Në fakt kjo ka qënë pyetja me të cilën Alban Ramosaj ka nisur postimin e tij të radhës në Instagram.
Për 4 javë rresht Albani vazhdon të kryesojë klasifikimin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, “Top Awards” me këngën e tij të fundit “A me do” por sonte në mbrëmje ju mund ta dëgjoni për herë të parë këtë këngë të kënduar “live” nga ai, në skenën e “The Voice of Albania”.
“Kam kënaqësinë të rikthehem përsëri në atë skenë dhe të performoj këngën time më të re “A me do”. Nuk e përshkruaj dot sa më ka marrë malli për atë skenë. Na ndiqni se do jetë një nate e mbushur me surpriza”, shkruan në postimin e tij këngëtari.