Pas triologjisë “Hiraeth” ku pamë një Alban Ramosaj të pikëlluar, artisti ka vendosur të lërë pas vuajtjen, duke ardhur më ritmik. Pavarësisht se kënga flet sërish për një zemër të thyer, Ramosaj ka vendosur t’i japë ngjyrim ndryshe kësaj kënge.

“T’kom dasht” mban titullin prurja më e re e Albanit, klipi i së cilës është xhiruar në Barcelonë dhe një bukuri të veçantë i ka dhënë paraqitja e modeles së njohur, Aurela Hoxha. Sikurse të gjithë projektet e tij edhe ky i fundit është një dedikim dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtari në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel.

Pavarësisht se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, Albani ka vendosur të vijë energjik, ideal për ditët e nxehta të verës por artisti ka treguar se kjo stine mban një lloj nostalgjie të verës kështu që i përshtatet më së miri.

Fansat e kanë mirëpritur prurjen më të re muzikore të këngëtarit, duke e bërë menjëherë pjesë të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

Jam një periudhë të lumtur të jetës sime dhe uroj të më zgjasi“, është shprehur Alban Ramosaj për “Wake Up”, duke pranuar se është në një lidhje romantike kështu që shpresojmë që kënga e radhës të mos jetë vuajtje.