Në prillin e këtij viti, u bë publik lajmi se Ledri Vula do të shkëputej nga koncertet, kjo me pretendimin se dëshironte të bënte disa pushime.

I ftuar në “E Diell” në Top Channel reperi sqaroi arsyet e këtij vendimi: “Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. “Nuk kam qenë asnjë fundjavë në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë dy muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” ka vijuar ai.

Pa kaluar shumë nga kjo deklaratë, Ledri ka surprizuar fansat e tij me një postim të bërë në rrjetet sociale. Reperi i dashur i publikut shqiptar ka bërë me dije se do të performojë në “Alba Festival” në Zyrih, Zvicër. I organizuar më 29-30 qershor, ky festval ka si qëllim promovimin e muzikës dhe kulturës shqiptare në Zvicër. Në këto koncert do të marrin pjesë shumë këngëtarë të njohur shqiptar si Rita Ora, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Elvana Gjata, Ermal Fejzllahu, Mc Kresha, Lyrical Son, Lumi B, Gjiko, Burtin Imeri, Dhurata Dora dhe Lluni.

Nuk është ende e qartë nëse ky rikthim i Ledrit do të jetë edhe për koncertet e ardhshme pasi vera po afron dhe publiku dëshiron patjetër që artisti i tyre i preferuar të jetë i pranishëm nëpër evente, duke e bërë këtë verë akoma dhe më argëtuese.

Derimë tani ende nuk qarkullon ndonjë thashethem nëse Ledri po punon për ndonjë projekt të ri por një gjë është e sigurt, fansat janë sy e veshë për të rejat më të fundit rreth artistit.