Viti 2022 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Dhe ja ku tashmë kemi hyrë në vitin e ri dhe përballemi me të tjera surpriza. Janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore dhe ja ku e vërtetojmë edhe njëherë këtë javë.

Duke qenë se gjatë kësaj jave nuk ka patur publikime këngësh nga artistët shqiptarë duke përfshirë këtu projektet solo ose në bashkëpunim, në listën e 100 këngëve më të mira të javës në “The Top List”, nuk ka pasur asnjë hyrje të re muzikore. Lista përmban të njëjtat projekte si javën e kaluar dhe kjo na vjen si një surprizë e papritur.

Pasi ka patur një bombardim publikimesh gjatë periudhës së festave, mesa duket artistët kanë zgjedhur të bëjnë pak pushim, duke na mbajtur në tension në lidhje me këngët e reja që ato do të realizojnë së shpejti. Megjithëse nuk ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga ana e tyre, pritet që të vijnë disa projekte të njëpasnjëshme muzikore.