Edhe pse jemi thuajse në fundin e stinës së verës, temperaturat e larta vazhdojnë akoma dhe artistët nuk ndalen së prodhuari muzikë të re.
Nëj ndër këngëtaret që ka kënaqur këtë javë fansat e saj është Melinda Ademi, e cila ka ardhur mjaft energjike. “A po don pak” mban titullin prurja më e re e Melindës, e cila ka marrë menjëherë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e “The Top List”.
Sikurse edhe projektet e mëparëshme, Melinda vazhdon t’i qëndrojë besnikë “Panda Music” ndërsa sa i përket tekstit, ai është shkruar nga vetë reperja së bashku me Tonic dhe Denk.
Nëse jeni ende duke shijuar temperaturat e larta të verës, shijoni edhe pak Melindë, e cila ka ditur si të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar.
Për këtë javë “A po don pak” mbyll klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.