“A Live Night” erdhi si një prodhim origjinal i Top Music Awards, Top Channel dhe Top Albania Radio. 13 episodet e tij sollën 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfyen jetën e tyre personale dhe profesionale dhe kënduan live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky ishte një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço, i cili u rikthye me skuadrën e tij të Top Awards 2016. Një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit.

Ky spektakël na ka mbajtur çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit të Top Channel. Keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë. Javën e kaluar “A Live Night” kishte dhe episodin e fundit të sezonit. Ishte pikërisht Fifi artistja e cila përbylli këtë kapitull të spektaklit më të diskutuar dhe të pëlqyer kohët e fundit.

Padyshim më i suksesshmi edhe në YouTube dhe me shikueshmërinë më të lartë, “A Live Night” rezultoi një program hit. Por ky nuk është fundi i gjithçkaje! Tashmë “A Live Night” është rinovuar për një sezon të dytë nga Top Channel. Por duhet të presim edhe pak për të mësuar më shumë. Ajo që mund t’ju themi është se gjëra edhe më të mëdha na presin…