Rryma hip-hop është një kulturë që e ka prejardhjen nga New York, SHBA. Në fundin e viteve ’70 dhe fillimet e ’80-ës, në jug të lagjes Bronx të populluar kryesisht nga popullsia me ngjyrë në New York, lindi rryma kulturale muzikore që studiuesi Jeff Chang do e quaj ” brezi hip hop”. Bazat filozofike të kësaj rryme janë të ngritura mbi veprën e Lyndon Johnson “Great Society” ku protestohet dhe njëkohësisht jepen ide revolucionarizuese se si popullata e Amerikës duhet të jetë në raport me një shoqeri sa më demokratike konstitucionale ku barasvlersimi i vlerave humane të jetë i njëjtë për të gjithë. 

Prej asaj kohe, kjo rrymë muzikore, pasi pati një boom të madh, ende nuk është ndalur aspak. Përkundrazi, duket se edhe publiku shqiptar po ndjek të njëjtën rrugë si dhe publiku në mbarë botën. 

Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që hip hop-i në Shqipëri ka nisur rreth viteve 2000 dhe që prej asaj kohë artistët që i përkasin kësaj rryme muzikore, sa vijnë e shtohen, duke u shndërruar në më të suksesshmit të momentit. Nëse do të shohim klasifikimin e “The Top List” do të kuptojmë qartë që shqiptarët e preferojnë së tepërmi këtë zhaner muzikor. Në fakt, duket se pëlqyeshmëria ndaj hip-hop, ka “detyruar” këngëtaret që të devijojnë paksa nga rryma e tyre muzikore.

Megjithatë, për shkak se kjo rrymë është kaq ‘e vjetër’, ka arritur që të tërheqë pas vetes shumë breza. Por sigurisht me disa përfaqësues mjaft në zë ndër vite, që ‘nuk dalin kurrë nga moda’.