Artisti dhe producenti shqiptar 6 AM sjell këngën e tij më të fundit, “Teuta”. Një këngë sa e veçantë dhe pasionante hyn në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Por kush është “Teuta” në mendjen e artistit? Edhe pse për këtë nuk e kemi një pëgjigje, 6 AM ia arrin që të sjellë një vibe mjaft interesant me këtë këngë.

Një projekt i thjeshtë, pa teprime. E veçanta po ashtu qëndron në faktin se është i punuar i gjithi nga vetë 6 AM, që nga muzika, teksti, prodhimi, video.

“Teuta” do t’ju fiksojë në rrugët e gjata me makinë, por jo vetëm. 6 AM qëllon në shenjë me këtë këngë!