“The Top List” ka pësuar disa ndryshime që prej fillimit të saj, kryesisht këtë vit.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” gjendeshin 20 këngë, gjatë këtij viti, lista u zgjerua më tej, duke u bërë me 50 këngë dhe me pas me 100.

Si pasojë e projekteve të shumta muzikore që ndodhen në renditje, konkurrenca mes artistëve bëhet akoma më e madhe por pavarësisht kësaj, disa prej këtyre këngëve kanë mundur ta mposhtin konkurrencën duke u votuar nga fansat dhe duke qëndruar më gjatë në “The Top List”.

Artisti që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë gjatë këtij viti është Capital T për 6 javë, 3 javë me projektin e tij “solo”, “Uno” dhe 3 javë të tjera me bashkëpunimin e suksesshëm me Ardian Bujupin, “Andiamo”.

Artistja e dytë që ka mbajtur kreun e “The Top List” për një kohë të gjatë është Elvana Gjata, e cila me debutimin e saj në tregun ndërkombëtar, “Forever is Over” ka qëndruar në krye për 5 javë rresht.

Ndërsa kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “The Top List”, është bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2PO2, “Lejla”. Ky projekt muzikor, i publikuar tetorin e vitit 2016, ka qëndruar në listë për 62 javë.

“Stoli i Trendafilave” i Alban Skënderaj dhe “Kcen” e Majk janë dy projektet e tjera që kanë qëndruar për një kohë shumë të gjatë në klasifikim, përkatësisht për 60 javë dhe 56 javë.

Nga një analizë e këtij viti të klasifikimit të “The Top List”, këto janë 50 këngët më të bukura të vitit 2016.

1. Lejla – Elvana Gjata, 2po2, Capital T

2. Alban Skenderaj- Stoli i Trendafilave

3. Kcen- Majk

4. Anderr- Kida

5. 1000 Premtime- Alban Skenderaj ft. Dalool

6. Dikur – Alban Skenderaj

7. Redrum – Era Istrefi ft. Felix Snow

8. Bashk’ – Samanta ft. 2 Ton

9. Romantic – Stanaj

10. Butrin Imeri – Bella

11. Burtint Imeri – Monalisa

12. Le t’xhelozojn – Onat Ft Majk

13. Yjet Nalt – Gjiko

14. Forever is Over – Elvana Gjata

15. Four Season – Dafina

16. Dhurata Dora- Ayo

17. Beatrix Ramosaj- Pa ndenje

18. Argjentina Ramosaj- Pse

19. Mos Ik – Ronela Hajati

20. Vec per mu – Butrint Imeri

21. Capital T Pse ma lun lojen

22. Ledri Vula – U harrum

23. Don’t Say No More – HCUE ft. Kida

24. Karma- Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky

25. Gabime – Gjiko ft. Nora Istrefi

26. Si te jem mire- Xhensila ft. Irkenc Hyka

27. Lova- Xhensila

28. Zemren Maje – Samanta

29. Kalle Llamen – Andrra

30. Hey Girl – Lyrical Son

31. Suzi – Blunt ft. Real

32. Ninulle – Shpat Deda

33. A jena mire – Ledri Vula

34. Vec Ty – Dhurata Dora

35. Kom dasht – Mozzik ft Arta

36. Majk- Fund

37. Kryt Nalt – 2po2 ft. Unikkatil

38. Mos m’le me ra – Besa ft. Elinel

39. Besom – Dj Dags PM ft. Yll Limani

40. Bitchi Mesnates- Alban Ramosaj

41. Bubble – Dhurata Dora

42. Simpatia – Lumi B ft. Dhurata Dora

43. Nuk je vetem – Alban Skenderaj

44. Hatixhe – Capital T

45. Andiamo – Capital T ft. Ardian Bujupi

46. Uh Baby – Kida ft. Xhensila

47. Gjiko – Je shku

48. Loca – Soni Malaj

49. Benzina – Luana

50. Capital T -C’est La Guerre