Të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio kanë qenë “2Farm”. Një prej grupeve muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe
Red Mazi.
Kryesisht “2Farm” këndonte muzikë pop dhe hip-hop, e ka qenë një prej bandave muzikore më të preferuara në fund të viteve ’90 dhe fillim të ’00, si dhe kanë qenë grupi hit i TAR Records. Ata ishin ndër grupet e parë që bënë revolucion në muzikë dhe filluan të eksploronin një lloj rryme muzikore që u pëlqye menjëherë dhe pse ishte si një test apo jo?
Në një farë mënyre ashtu ishte në fakt, por përfaqësonte në shpirtin e disa personave sepse ishte Gent Lako që në atë kohë ishte me vrull shumë të madh. Ai filloi ta krijonte revulucionin muzikor që shumë pak njerëz ndoshta tani, nuk e dinë dhe nuk e vlerësojnë. Qe e ndërsjelltë kimia e Genti Lakos dhe “2Farm’-it. U takuam për 5 minuta dhe ndejtën 2 orë e gjysmë duke folur për muzikë.
Grupi i njohur tani po sjell 2 projekte të reja që ishin edhe ekskluzive për Top Albania Radio-n, Kastro Zizo shtoi se:
Të premten në orën 17:oo për të gjithë publikun del albumi “101” ku 35% e albumit janë “2Farm”-ët me 2 materiale të reja që nuk kanë të bëjnë aspak me njëra-tjetrën në zhaner, tipologji dhe tekst.
A do të sjellin bashkëpunime me artiste?
Mendoj që shumë shpejt do të ketë edhe bashkëpunime me vajza, ndoshta do të ishte mirë edhe për staturën, pjekurinë artistike.
A do të jenë “2Farm” në Big Brother VIP 3? E keni menduar apo diskutuar?
Po, po me krevat marinari tresh.
Kastro Zizo: Ka dy vjet që ‘vorbullohet’ unë personalisht por edhe ide e të treve ka qarkulluar, nëse Rei do të thoshte ‘Po’, unë do të isha po direkt.
Zakonisht vera vjen me koncerte, a janë në synimet tuaja?
Po, nuk diskutohet patjetër. Në radhë të parë ne u rikthyem pak ditë më parë te SHQIP-HOP FEST me 3 remake dhe padyshim që ka një lloj sensacioni më veror, mund të kërcehen.
Ata shtuan gjithashtu që:
Është edhe një tur prej 9 koncertesh, janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Bashkia Shkodër deri në Bashkinë Sarandë, pikat krysore. Me të gjithë idenë fillestare ky tur është menduar të bëhet pas datës 20 Korrik. Në kohën e 5 ose 6 javëve, është një projekt që ne të paktën ia kemi çuar disa bashkive sepse kjo është një gjë që ka nevojë për mbështetje. Ne japim art dhe duhet që ky art të na kthehet në një mënyrë ose në një tjetër. Të tre ne nuk kemi, jo staturën se nuk mund të flas me arrogancë por nuk mund të dalim nëpër club-e me gjithë respektin por është zgjedhje, lloji i muzikës dhe gjenerata e atyre që janë fansa tanë nuk janë shumë njerëz të club-it.
Kastro Zizo zbuloi në Top Albania Radio se do të udhëtonte pas disa ditësh në Nju Jork për një projekt shumë të madh.
Nju Jorku ka një komunitet shumë të mirë, unë iki për pak ditë prapë, për një projekt shumë të madh dhe të takoj një person tjetër. Është gocë, një ndër ‘top 3’ gratë më të fuqishme në planet. Kaq mund të them por po iki edhe për disa projekte të tjera.
Jonida e kuptoi se ishte Kamala Harris dhe çunat e pranuan.
Ata zbuluan gjithshtu se kënga e tyre që shënoi karrierën e grupit të tyre ishte “Lodhem” e njohur gjerësisht edhe si “Ja ke fut kot plako”. Ata treguan se ajo ka qenë kënga që ata nuk kanë dashur të bëhet. Në fillim demo që Gent Lako i kishte treguar nuk iu pëlqeu, më pas nga zërat e projekteve të tjera muzikore që ata punuan u morën ai i bëri bashkë dhe u lançua.