“200 javë “The Top List”, ky gur milje klasifikim, ia ka dalë të shndërrohet në një prej klasifikimeve më të rëndësishme dhe të preferuara të publikut shqiptar. Thuajse çdo javë, “The Top List” është përballur me surpriza sa i përket kryesimit të listës, hyrjeve të reja dhe artistë të rinj që ia kanë dalë të shkëlqejnë me talentin e tyre. Nëse do të analizojmë me kujdes artistët pjesëmarrës në listën zyrtare të “Top Awards”, me bindje mund të themi që ky klasifikim ka qënë dhe vazhdon të mbetet një nga mbështetësit më të fortë për artistët e rinj.
Kush janë artistët më shumë vende të para në “The Top List”?
Në këto 200 javë klasifikim, artistja që është renditur më shumë në vendin e parë është Elvana Gjata. Thuajse çdo projekt i publikuar nga ajo është vlerësuar pafund nga ana e publikut, duke e renditur të paktën një herë në vendin e parë. Pavarësisht se artistja u përball me disa kritika në momentin që ajo iu fut karrirës ndërkombëtare, Elvana Gjata di gjithmonë se si t’i ketë zemrat e fansave të saj. Kënga që e ka renditur për herë të parë në krye të listës është “Njesoj”, e cila ka qëndruar për dy javë në vendin e parë. Më pas, Elvana do të publikonte një prej këngëve që duket se nuk ka konkurrencë dhe bëhet fjalë për “Lejla”, e cila ka qëndruar në vendin e parë 4 javë. “Forever is Over” është kënga që e riktheu artistën sërish në qendër të vëmendjes, pas një pauze të shkurtër, duke kryesuar listën për 5 javë rresht. Ndërkohë që sukseset kanë vijuar, kënga e fundit që e ka renditur Elvanën në vendin e parë është “Fustani” bashkëpunimi me Capital T.
Alban Skënderaj është artisti i dytë që është renditur më shumë në vendin e parë dhe numëron plot 19 herë. Një prej artistëve që nuk zhgënjen asnjëherë me prurjet e tij muzikore, qofshin ato “solo” apo bashkëpunime. Kënga që e ka bërë Albanin që për herë të parë të kryesojë “The Top List” është “Une dhe Ti”, projekti muzikor që riktheu artistin në muzikë pas një periudhe të gjatë pauze. Kjo këngë ka kryesuar listë 4 herë në total.
Aristi i tretë me më shumë kryesime të “The Top List” është Ledri Vula. Reperi i dashur i publikut shqiptar, ia ka dalë të rrëmbejë vendin e parë 18 herë, duke lënë të nënkuptohet se fansat e tij janë tepër mbështetës dhe bëjnë që sukseset e tij sa vijnë dhe të rriten. Ledri Vula ka qënë një ndër artistët e parë që ka zënë kreu e listës me këngën “King”, e cila u shndërrua brenda një periudhe të shkurtër kohore në një super hit.
Cila janë këngët që i kanë rezistuar më shumë këtij klasifikimi?
Pavarësisht se nuk ekziston ndonjë këngë që gjendet në listë për 200 javë, në fakt është një projekt muzikor që po i shkon shumë pranë këtij numri. “Lejla”. bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 vazhdon ende të votohet nga publiku, duke u shndërruar në këngën më jetëgjatë në historinë e “Top Awards”. Këtë javë “Lejla” shënon 156 javë në listë dhe akoma renditet mjaft mirë, ku për këtë javë mban vendin e 58-të.
“Anderr” e Kidës është një tjetër këgnë që publiku nuk e harron lehtë, nuk e mbështetur përmes votave nga java në javë. Edhe pse artistja ka sjellë projekte të reja, të cilat për hir të së vërtetës ka qënë shumë të bukura, duket se derimë tani nuk ekziston këngë që mund të mposhtë “Anderr”, e cila këtë javë mbushi 136 javë në listë.
E publikuar në maj të vitit 2017, “U harrum” e Ledri Vulës vazhdon të kërcehet pafund dhe të dëgjohet me volumin në maksimum. Me një stil tepër të veçantë dhe me një klip të bukur, Ledri Vula ka mundur të futet në grupin e këngëve më jetëgjatë të “The Top List, falë këngës “U harrum”, e cila këtë javë shënon 126 javë në listë.
Sa artistë numëron “The Top List”
Një katergori e cila i është shtuar së fundmi faqes zyrtare të “Top Awards” është “Artiste”, e cila jep detaje më shumë për artistët pjesëmarrës në klasifikim. Derimë tani janë 156 artistë, të cilët kanë qënë të paktën një herë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, falë projekteve të tyre muzikore. Sukurse e përmendëm edhe në fillim, “Top Awards” mbetet një ndër mbështetësit kryesor të artistëve të rinj, disa prej të cilëve janë shndërruar në këngëtarët më të preferuar të momentit.